Ministrja Haxhiu priti në takim drejtorin e AKK-së, diskutojnë për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit

????????????????????????????????????
Prishtinë | 06 Pri 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Takimi i sotshëm pati për qëllim informimin dhe diskutimin e nismave ligjore lidhur me fushat brenda mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe nevojën për bashkëpunim dhe adresim të çështjeve kontestuese.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë më vështirësitë e zbatimit të legjislacionit brenda kompetencave të Agjencisë Kundër Korrupsion, në takim gjithashtu u diskutua për hartimin dhe kompletimin e strategjisë kundër korrupsionit, për nismat ligjore që kanë të bëjnë me mandatin dhe fushën e Agjencisë Kundër Korrupsion, për rregullativen ligjore për sinjalizuesit si dhe tema të tjera në interesin e përbashkët të të dyja institucioneve. Në takim gjithashtu u diskutua për evitimin e konflikteve eventuale me ligje të tjera.

Në këtë takim morën pjesë edhe këshilltari dhe shefi i kabinetit të ministres Genc Nimoni, asistentja e ministres Berita Abazi, ndërsa krahas drejtorit të AKK-së ishin edhe këshilltarët e tij Lindita Ademi dhe Veli Hoti.

Palët shprehën vullnetin për të intensifikuar takimet dhe bashkëpunimin në veçanti në çështjet e interesit të përbashkët institucional.

Të ngjashme