Moti për pesë ditët e ardhshme, i ndryshueshëm me diell dhe vranësira

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte parashihen të sjellin kushte për reshje të izoluara shiu.

Në fushat barike priten lëvizje të dukshme, por që vlerat e normales do të ruhen.

Temperaturat minimale do të ulen dukshëm krahasuar me javën e fundit, duke bërë që minimalet të bien deri në shtatë gradë Celsius, e gjatë fundjavës deri dy gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-30 gradë Celsius.

Dita e martë parashihet të shënojë maksimalet e ditës deri 30 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte, parashihet të jetë më e freskëta me vetëm 16 gradë.

Të mërkurën do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të përcjella me shkarkesa elektrike dhe reshje të izoluara shiu, duke u përsëritur edhe ditën e enjte.

Kushtet biometeorologjike mbeten të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, pasi që indeksi UV nuk do të shënojë vlera ekstreme apo edhe shumë të larta.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi një deri në nëntë m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme