Moti sot dhe nesër në Kosovë

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 08:55 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës, do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme.

“Stuhitë do ta përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë por me një fuqi më të dobët”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 grade Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme