Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se dita e sotme do të vazhdojë me kushte të ngjashme meteorologjike.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Kurse, muaji gusht u përmbyll me temperatura të larta dhe me deficit të reshjeve, përjashtuar rajonin e Pejës ku atje në intervale të shkurta kohe u regjistruan rekorde të reshjeve me mbi 80mm, derisa në pjesët tjera, sidomos në rrafshin e Kosovës nuk u regjistruan reshje të mjaftueshme, nga 25-30mm.

Të ngjashme