Mustafa u kërkon dhjetë ditë afat bujqve, protestat të pashmangshme nëse s’realizohen kërkesat

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 15:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa u ka kërkuar dhjetë ditë afat për realizimin e kërkesave të tyre, bujqve të cilët protestuan të premten para objektit të kësaj ministrie, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqësisë Tahir Tahiri, pas takimit tha se kanë parë zotim nga ministri se kërkesat e tyre do të merren parasysh.

Por sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodh protestat do të jenë të pashmangshme, raporton EO.

“Ministri na u lut me  i dhënë afat 10 ditë, me i analizuar ato probleme kërkesa që i kanë bujqit. Do ta mobilizoj stafin tha dhe pas 10 dite do të ulemi përsëri do të shohim ku jemi dhe ku kemi arrit”.

“Konsideroj që protesta e arritur qëllimin e presionit, të ulen si staf me i pa problemet me të cilat ballafaqohen bujqit dhe na premtuan se kanë me i hy në detale çdo ankese problemi brenda kësaj kohe, pas 10 dit na japin përgjigje”.

“Nëse përgjigjja nuk është pozitive i thamë që prapë do të vazhdojmë me protesta, protestën e sot e përfundojmë me kaq, me kusht që në takimin e ardhshëm nuk realizohen kërkesat tona ne prapë do të ftojmë në protesta e që do të jenë shumë më radikale”.

Fermeri Tefik Jashari tha se të gjithë bujqit duhet të trajtohen njëjta dhe barabartë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme