Mustafa uron mësimdhënësit: Jemi mirënjohës për kontributin shembullor

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për ditën e 7 Marsit.

“Të gjithë mësimdhënësve, që mision kishin dhe kanë shpërndarjen e dijes, ju uroj 7 Marsin,  Ditën e Mësuesit. Do të u jemi mirënjohës për kontributin e tyre shembullor, për dhënien e dijes dhe në veçanti, shpreh urimet dhe konsideratën më të lartë, nga unë dhe e gjithë LDK, për të gjithë arsimtarët që në çdo kohë frymuan shqip”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, misioni i tyre në zhvillim të vendit dhe shoqërisë meriton respekt dhe përkrahje nga të gjithë ne.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme