NATO-ja do të ndihmojë FSK-në

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 17:19 | Nga

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK),  Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama zhvilluan një takim të përbashkët me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg.

Në takim, u bisedua për situatën e sigurisë në vendin tonë, hapat që duhet ndërmarrë lidhur me ruajtjen e paqes dhe sigurisë si dhe stabilitetit të Kosovës, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij, ministri Demolli e njoftoj Sekretarin e NATO-s, Jans Stoltenberg mbi zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin e saj në drejtim të krijimit të përmbushjes së misionit të saj në mbështetje të institucioneve dhe qytetarëve të vendit si dhe në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për përfshirjen e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu, ministri Haki Demolli duke shprehur mirënjohje për angazhimin e NATO-s për paqe në Kosovë përmes trupave të KFOR-it tha se aktualisht Republika e Kosovës është duke u përpjekur seriozisht që të zhvillojë dhe konsolidojë mekanizmat e saj të sigurisë për të ardhmen, gjithnjë bazuar në konsensus politik të brendshëm dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Nga ana e tij, Sekretari i përgjithshëm i Aleancës,  Stoltenberg deklaroi një mbështetje të pa rezervë për FSK-në përmes Ekipit Këshillues ndërlidhës të NATO-s (EKNN), misionin dhe kapaciteteve të saj, duke shprehur konsideratë të lartë për profesionalizmin dhe angazhimin e saj të treguar deri më tani.

Operational briefing at KFOR headquarters
Operational briefing at KFOR headquarters
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme