Ndalohet personi që ngacmoi ambasadoren e Luxemburgut

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë, Natasha Gomes, u ngacmua gjatë të enjtes nga një person i panjohur në rrugën “Ismail Qemajli” në Prishtinë.

Për këtë, Gomes njoftoi edhe forcat policore, të cilët edhe arrestuan një person, njofton Klan Kosova.

Ambasada e Luksemburgut në Kosovë gjatë të enjtes nuk u përgjigjen në pyetjet e bëra nga Klan Kosova lidhur me rastin.

Ambasadorja ka dy vjet që ushtron këtë post në Prishtinë, duke qenë edhe mjaft aktive me vizita tek krerët institucionalë, por këta të fundit nuk është se kanë pasë ndonjë reagim gjatë të enjtes për rastin.

Të ngjashme