Ndotja e ajrit në Prishtinë, vrasësi i padukshëm

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 09:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, me mbështetjen e Komisionit Evropian, kanë organizuar të premten një fushatë në sheshet kryesore të Prishtinës, kundër ndotjes së ajrit.

Përmes aksioneve simbolike, këto organizata kanë bërë vendosjen kukullave me maska kundër ndotjes së ajrit, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese. Në kuadër të aktivitetit po bëhen matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit. Gjithashtu, në këndet informuese për qytetarët, janë ofruar broshura dhe maska kundër ndotjes.

Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tregonte se ajri në kryeqytet është “shumë i pashëndetshëm”.

Në Prishtinë, në fillim të kësaj jave, cilësia e ajrit ka arritur në shkallën më të lartë “Very Unhealthy” ose “Shumë i pashëndetshëm” (242 ppm). Kjo qendër tregon se cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 168 ppm (grimcave në milion).

Banorët e Kosovës kërcënohen nga mjedisi i ndotur jetësor, i cili po ndikon në rritjen e numrit të sëmurëve nga mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore, e madje edhe shkakton vdekjen e njerëzve.

Trim Ilazi nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), tha për Ekonomia Online se ideja e këtij aktiviteti është ta thyejnë heshtjen e institucioneve lokale dhe institucioneve tjera që është duke u bërë për ndotjen e ajrit.

“Për momentin jemi duke bërë matje të cilat deri më tash janë katër deri në pesë herë me e madhe se që është e paraparë. Kjo gjendje është alarmante, e cila shihet edhe tek qytetarët me epidemi e gripa të cilat kohëve të fundit po janë prezent, e të cilat janë simptomat e para. Por, nëse vazhdon kështu kjo mund të kalojë në sëmundje kronike”, ka thënë Ilazi.

Nga përllogaritjet indirekte të bëra nga Banka Botërore dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe bazuar në koeficientet e reagimit në ekspozim, koncentriket vjetore ambientale të PM (grimcave të imta në ajër) dhe të dhëna mbi popullatën e ekspozuar del se në Kosovë brenda vitit shkaktojnë më shumë se 800 vdekje të parakohshme, më shumë se 300 raste të reja të bronhitit kronik, rreth 600 pranime në spital, dhe më shumë se 11 600 vizita në emergjencë.

 

 

 

Si burim i ndotjes me PM10 dhe PM2,5 konsiderohen: industria, transporti, si dhe lendet djegëse qe përdorën për ngrohje në sezonin e dimrit.

Po ashtu edhe për ndotësit e gaztë siç janë: SO2, CO, NO2 burime të ndotjes konsiderohen industria dhe transporti, por gjatë sezonit dimërorë këtyre dy burimeve i shtohet edhe ndotja nga emisionet e ngrohjeve shtëpiake.

Foto nga Ekonomia Online

ndotja11 ndotja22 ndotja33 ndotja44 ndotja55 ndotjaa

 

Të ngjashme