Në Komisionin për menaxhimin e pandemisë, të martën raporton kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 12:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë të martën do të raportojë kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online.  Gjithashtu komisioni ka votuar ekspertin e Shëndetit Publik, Ilir Hoxha.

Hoxha do të hetojë menaxhimin e pandemisë në tre dimensione: menaxhimin e pandemisë siç është rasti për karantinimin në Qendrën e Studentëve, çështjen e blerjes së barnave dhe ligjshmërinë e vendimeve në atë kohë.

Kryetarja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila tha se ky komision ka për detyrë të zbardhë detaje gjatë qeverisjes Kurti.

“Sipas vendimit të Kuvendit, funksioni i këtij komisioni ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë, siç është rasti i Agon Musliut, çështjen e barnave dhe ligjërinë e vendimeve apo vendimmarrja e vendimeve që nga shpallja e pandemisë e deri në kohën e qeverisë Kurti”.

“Për çështjen e barnave ka të bëjë për atë se çfarë ka ndodhur në këtë aspekt, siç është rasti për pajisjet mbrojtëse e deri te ligjshmëria e tyre”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka sqaruar Hoxhës se cilat janë detyrat dhe përgjegjësit e tij.

“Puna që duhet të bëni, duhet të sqaroni se a janë marrë vendime të drejtë. A ka pasur furnizime të mjaftueshme apo jo. A ka pasur përputhshmëri të numrave apo jo sepse kjo na intereson neve. Nëse Qeveria ka rekomanduar që mos të mbahen tubime, në një komunë është lejuar që të mbahen tubime, diç ishte rasti në Zveçan”.

“A ka pasur nevojë të karantinohen komunat e kështu më radhë. Pra na interesojnë këto, procedurat e blerjeve, pasi që edhe eksperti i financave mungon, do ta shohim dhe presim vlerësime detaje. Nëse kërkoni raport zyrtar, atëherë ne mundemi të kërkojmë atë raport që ju kërkoni”.

E Hoxha kërkoi sqarim se çfarë detyre presin nga ky komision, raporton EO.

Përgjigje mori nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se si komision vetëm e japin rekomandimet që janë dhënë atë kohë.

“Ky është komision hetimor që ia prezanton Kuvendit. Mirë është me pas rekomandime por nuk është e detyrueshme. Ne thjesht rekomandojmë në kuvend për ato se çfarë vendimesh janë dhënë në atë kohë”, tha Haxhiu.

Të ngjashme