Në shesh po mbahen “prova për protesta”

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë duke u mbajtur, siç është thënë, prova për protesta.

Fotografitë që tregojnë qindra qytetarë duke mbajtur distancën e duke “protestuar”, janë publikuar në grupin “meKryeministrin” në Facebook.

Ky grup përkrah kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ka mbi 310 mijë përdorues.

Redaksia ka provuar të marrë një përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje, lider i së cilës është Kurti, nëse organizimi është ide e saj, por ende s’ka marrë përgjigje.

Fotografia e Arbenit Miki Arifi
Fotografia e Arbenit Miki Arifi

Të ngjashme