Në ShSKUK po trajtohen 54 pacientë të konfirmuar me Covid-19

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 54 pacientë që janë të konfirmuar me virusin Covid-19.

Tre prej tyre sipas ShSKUK-së janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi.Reklamë

Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë

2 prej tyre në gjendje të rënduar

27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

71 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 26 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë  44 pacientë

27 të konfirmuar pozitivë

25 me oksigjeno-terapi

​Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 16 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Spitali i Vushtrrisë,  5  pacientë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme