Në Spitalin e Gjakovës 28 pacientë me Coronavirus në oksigjenoterapi

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës po trajtohen 48 pacientë për COVID-19, prej tyre 36 të konfirmuar pozitivë me koronavirusin e ri, gjashtë të konfirmuar negativë e gjashtë tjerë do të testohen.

Nga pacientët që po trajtohen, 28 janë në oksigjenoterapi, një me maskë CPAP dhe një në respirator.

Të infektuar me COVID-19 nga stafi shëndetësorë janë 6 mjekë, 15 infermierë dhe tre nga stafi mbështetës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme