Në Spitalin e Pejës po trajtohen 73 pacientë me Coronavirus, 15 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 73 pacientë, ku 46 prej tyre janë me oksigjeno terapi dhe 15 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa, pacientët e tjerë janë në gjendje stabile. Kështu njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës. Në këtë spital janë shëruar edhe 3 pacientë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 73 pacientë me Covid-19″.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim.

Kurse nga personeli i spitalit, me COVID-19 janë infektuar 5 mjek, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme