Nesër temperatura deri në 35 gradë celsius

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj mot me diell në Kosovë.

Sipas njoftimit të IMHK, temeperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë celsius.

“Moti nesër, 08.08.2021. Do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme