Nis rrënimi i shtëpive dhe shpërngulja e qytetarëve në Hade

Obiliq | 06 Mar 2017 | 11:53 | Nga

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) njofton se Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të shoqëruar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Obiliqit me ekskavatorë janë duke bërë shembjen e shtëpive në Hade të Vjetër.

Sipas Forumit për Iniciativë Qytetare banorët janë duke protestuar.

“Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të shoqëruar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Obiliqit me ekskavatorë janë duke bërë shembjen e shtëpive në Hade të Vjetër”, njofton FIQ-i.

“Ata sipas FIQ po detyrojnë banorët që me dhunë të shpërngulen nga vendbanimet e tyre, si dhe për të mbuluar dëmet dhe krimin ekonomik që ka përcjell procesin e zgjerimit të mihjeve. Banorët e Hades janë duke protestuar”, thekson FIQ-i.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme