Nisin procedurat e prokurimit për ndërtimin e strehimores të qenve endacakë

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prizrenit ka iniciuar procedurat e prokurimit për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë. Në njoftimin për kontratë thuhet se vlera e parashikuar e kontratës është 180 mijë euro.

“Do të ndërtohet strehimorja për qentë endacakë, e cila do të jetë e këtyre përmasave: objekti i strehimores me etazhitet P+0, me sipërfaqe 420 m²; 2., hapësira për qëndrim të lirë e rrethuar me sipërfaqe 500 m²; 3., hapësira për groposjen e mbetjeve organike me sipërfaqe 80 m²”, shkruan në njoftim. Kohëzgjatja për kryerjen e punimeve është përcaktuar të jetë 150 ditë pune, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e Bujqësisë kanë theksuar se plani është që të ndërtohet një strehimore moderne për qentë endacakë. Sipas tyre, me buxhetin e sivjetmë dhe të vitit të ardhshëm janë planifikuar mbi 100 mijë euro për ndërtimin e kësaj strehimoreje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme