Një e mitur lind fëmijë në spitalin e Pejës

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në spitalin rajonal të Pejës ka lindur fëmijë një vajzë e mitur, nën moshën 16-vjeçare, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 21.08.2021 – 22:30. Është raportuar se viktima femër kosovare në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngjashme