Një person bie nga një objekt në ndërtim afër 40-katëshes në Prishtinë

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 12:34 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një punëtor ka rënë nga skelet e një objekti në ndërtim e sipër, afër ndërtesës së njohur si “40-katëshja” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë policia të cilët po merren rastin.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tregoi Borovci.

Dëshmitari i rastit, Haki Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se personi që ka rënë nga skela është gjallë, ndryshe nga disa raportime në disa portale.

“Ai ka rënë nga një skela, nga lartësi prej 1. 90 metër. Nuk ka vdekur qysh po thojnë mediat”.

 Sipas Krasniqit, personi është i moshës rreth 40-vjeçare.

 I lënduari ka qenë punëtor i kontraktuar nga një kompani nga Gjilani.

Në vend të ngjarjes ka ardhur edhe zjarrfikësit e policia, ndërsa një ambulancë e ka marrë personin e lënduar.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes, aty nuk janë vendosur as shirita.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme