”Nuk ka ura pa drejtësi për viktimat“

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 14:40 | Nga

Shoqata e Familjeve të të kidnapuarve dhe vrarëve në Kosovë thotë se nuk ndërtim të urave të pajtimit pa drejtësi për viktimat serbe.

Në një letër të hapur drejtuar përfaqësues së lartë të BE-së Federica Mogherini dhe shefit të delegacionit të BE-së në Beograd, Michael Davenport, anëtarët e shoqatës thonë se pas shembjes së murit në Mitrovicën e Veriut, është koha që BE-ja dhe Prishtina të flasin për jetët e njerëzve.

“Shoqata e Familjeve të të kidnapuarve dhe vrarëve në Kosovë dhe Metohi me keqardhje konstaton se për vite të tëra ka heshtur në lidhje me jetën e njerëzve, kidnapuarve dhe vrarëve në Kosovë dhe Metohi, ndërsa, në kuadër të dialogut të Brukselit, brenda natës merren vendime të përbashkëta për prishjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës”, thuhet në këtë letër të hapur.

Po ashtu në letër theksohet se BE-ja duhet të tregojë që qëndron për të vërtetën dhe drejtësinë dhe se “përgjegjësitë për krime të kryera ndaj pjesëtarëve të familjeve tona të ndiqen penalisht”.

Të ngjashme