Numri i pacientëve me Coronavirus që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Në QKUK, klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 113 pacientë, sipas raportit të punës për datën 8 qershor 2021.

Prej tyre, 34 janë të konfirmuar me COVID-19, 4 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 87 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 76 pacientë:

2 pacientë janë në gjendje të rënduar

15 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

65 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 21 pacientë, 2 janë në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 55 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë:

19 të konfirmuar pozitivë

22 me oksigjeno-terapi.

2 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.

Të ngjashme