OEK-u kërkon nga Qeveria t’i mbështesë edhe mediet

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga Qeveria një pako emergjente edhe për mediet. Rukiqi ka theksuar se ky sektor është dëmtuar nga situata e krijuar nga pandemia e Coronavirusit.

“Paradoksalisht, për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linje e veçantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat (njëjtë si për sportin).

Ky është postimi i plotë i Rukiqit:

Ne perkrahje te mediave

Te gjithe sektoret e ekonomise jane prek indirekt dhe direkt nga pasojat e kufizimit dhe ndaljes te aktivitetit per shkak te masave per parandalimin e perhapjes te pandemise. Mediat ne asnje moment nuk e kane ndal punen ne informimin e drejte te publikut, vetedijesimin per kujdes dhe ruajtje te shendetit, por edhe perkrahje te kauzes te drejte per ruajtje te vendeve te punes. Paradoksalisht, per shkak te reduktimeve drastike te te hyrave nga marketingu, shume gazetare rrezikojne te mbesin pa paga, prandaj eshte e domosdoshme nje linje e vecante e pakos emergjente e dizajnuar per mediat (njejte si per sportin).

I falenderojme te gjithe mediumet per perkrahje te sektorit privat

Të ngjashme