Ofendoi policin, arrestohet e dyshuara në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar femër kosovare të martën pas mesnate në Fushë Kosovë.

E njëjta dyshohet se ka penguar dhe ofenduar zyrtarin e PK-së i vili ishte duke kryer detyrën e tij zyrtare.

“Fushë Kosovë 13.07.2021 – 00:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta e kishte penguar dhe ofenduar zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullte”, bëhet e ditur nga policia.

Të ngjashme