ORCA mban nesër aksion para Kuvendit, kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një aksion simbolik, para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit, përmes këtij aksioni do të kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse.

Ky aktivitet do të realizohet pak para mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim ku do të organizohet Dëgjimi i tretë publik për Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

“Nesër në ora 09:45 para hyrjes kryesore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ORCA realizon aksion simbolik me ç’rast do të kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse. Ky aktivitet realizohet pak para mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim ku do të organizohet Dëgjimi i tretë publik për Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme