OShP-ja kërkon të mos eliminohen ofertat me produkte më të mira sesa ato të kërkuara

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka kërkuar nga Policia e Kosovës (PK) që të veprojë në përputhje me Ligjin e prokurimit dhe të mundësojë pjesëmarrjen e më shumë ofertuesve në tenderin për furnizim me vajra për automjete, vlera e parashikuar e të cilit është 240 mijë euro.

Ky rekomandim i “Gjykatës së tenderëve” vjen pas vendimit të saj që të shpallë pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Ballkan Petrol Sh.P.K.” në njoftimin për kontratë për këtë tender, shkruan sot “Koha Ditore”.

OShP-ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ndryshojë Fletën e të Dhënave të Tenderit dhe të zgjasë afatin për t’iu mundësuar operatorëve ekonomikë që të plotësojnë ofertat e tyre me informata shtesë.

Sipas vendimit të OShP-së, përfaqësuesit e kompanisë ankuese kanë kërkuar që Policia e Kosovës të detyrohet që të mos i kufizojë me specifika teknike më të ulëta operatorët ekonomikë, dhe prodhuesit e vajrave që ofrojnë prodhime me specifika më të larta teknike dhe me cilësi më të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme