Parashikimi i Motit, e premte e vranët në Kosovë

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 08:41 | Nga

Sot në Kosovë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës, nëpër disa territore shumë të kufizuara ka mundësi të sjellin reshje afatshkurta shiu”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme