Parashikimi i motit për pesë ditë

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 09:34 | Nga

Sonte priten reshje të dobëta bore, në fundjavë mot i butë. Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 5C deri në 11C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s.

Një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore, do të kaloj shpejt sonte mbi rajonin tonë, ku më vonë gjatë mbrëmjes pritet të sjellë reshje shiu, e e gjatë natës edhe reshje të dobëta bore, të cilat deri në mëngjes pritet të pushojnë. Nga e premtja rryma të ngrohta nga perëndimi do të sjellin mot të butë, me diell dhe vranësira.

Reshjet e borës që priten herët në mëngjes të ditës së enjte, paradite do të pushojnë, e gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Nga dita e premte do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e në fundjavë me diell dhe vranësira. Të dielën në mëngjes në vise të ulëta priten mundësi për mjegull.

Edhe në fillim të javës së ardhshme, parashihet të vazhdoj të mbajë mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme