Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 09:34 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me vranësira të dendura, të cilat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas IHK-së, temperaturat maksimale do të ulën për 10 gradë Celsius.

“Në viset malore do të ketë kushte tjera meteorologjike duke bërë që zhiva në termometër të lëvizë ndërmjet 9-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi mbi 10m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme