Pas 22 ditësh, Agim Kasapolli shërohet nga Coronavirusin

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Gazetari shumëvjeçar i sportit, Agim Kasapolli, ka tejkaluar me sukses betejën me koronavirusin. Kasapolli ka kaluar koronavirusin pas 22 ditësh përballje me të.

Mposhtjen e koronavirusit, Kasapolli e ka quajtur sfidën më të madhe të jetës së tij.

Vështirësitë me koronavirusin dhe falëndërimin ndaj mjekevë i ka shkruar në një letër të cilën e ka dërguar ne redaksinë e Mekulipress.

“Për 22 ditë kam konsumuar 68 bombola oksigjeni dhe 123 infuzione”, shkruan ai ndër të tjera.

Letra e tij e plotë:

“I nderuari dhe i dashuri Gëzim,

pas 22 ditë lufte të pa kompromis, sot, duket e kalova sfidën më të madhe në jetën time. Nē spital erdha me 10 ditë vonesë dhe me mushkëri të sulmuara në të dy anët!

Mjekēt, këta heronjë të mi e të njerëzimit, e informuan familjen time se gjasat për mbijetesë janë vetëm 1%. Jeta ime, sipas mjekëve, varej nga rezistenca ndaj oksigjenit dhe infuzioneve.

Për 22 ditë kam konsumuar 68 bombola oksigjeni dhe 123 infuzione! Sot, drejtori Ilir Tolaj, më tha se vetem ti, morali i juaj i celiktë, ka mundur ta përballoj këtë katrahurë. Më duhet të them se mjekë të tjerë konstatuan se ky është rasti i parė, që një75 vjeçar të ketë kaq shumë kondicion fizik e psiqik. Ecja në Gërmi nga 10km në ditë, siq duket, më shpëtoj.

U jam mirënjohës mjekëve, që ishin aq profesionalë, aq të afërt e të palodhur. Këta mjekë janë të papërshkrueshëm, janë humanë dhe unë e familja ime u jemi mirënjohës për gjithmonë e përjetë. Është aq e padrejtë të përmend emra të mjekëve, që mu gjenden në ditët më të rënda të jetës sime, por ndoshta nuk korritem nëse përmend emrat e dy mjekeve: Ajete dhe Njomza. Janë këto dy engjuj që më bënë të mundur që unë të shkruaj këto rreshta.

Edhe diçka i nderuari Gëzim,

Urime referendumi! Jam shumë i lumtur që po e përjetoj Qeverinë Kurti, o sa shumë më jep forcë e shpresë ky ndryshim. Nuk kam mundur të jem në publik, kam shumë urime e shumë fjalë për kryeminsitrin tonë të madh. Fitorja e Albinit më ka gëzuar shumë, ndoshta kjo ka qenë edhe infuzioni im shpirtëror që më bëri t’i bëjë dredhi vdekjes.

Te premten lirohem nga spitali. Je i pari që të lajmërova, sepse je i pari në zemrën time.Të fala Nokës dhe mbarë familjes”, përfundon letrën Agim Kasapolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme