Pas tërmetit, arrijnë familjet e para nga Shqipëria në Pejë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi dje në Shqipëri, shumë familje tashmë kanë filluar të strehohen në Kosovë.

Në orët e mëngjesit të sotëm kanë arritur familjet e para nga Shqipëria në Pejë, ku qytetarë të kësaj komune tashmë kanë hapur dyert për t’i strehuar ata.

Sipas fotografive shihen familjet e ardhura nga Shqipëria duke zbritur në stacionin e autobusëve në Pejë, transmeton Telegrafi.

Thuhet se numri i personave që kanë ardhur është 60 dhe të gjithë janë akomoduar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme