Plagoset një 23 vjeçar në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 07:00 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur në Mitrovicën e Veriut mbrëmë rreth orës 23:00

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës teksa është bërë e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:15, shkruan lajmi.net.

I plagosuri raportohet të jetë një 23 vjeçar.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, teksa i njëjti është dërguar në Spital, në repartin e kirurgjisë.

Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen teksa ky incident vjen një ditë para zgjedhjeve në veri.

Të ngjashme