‘Plisat’ vijnë me një gjest të madh për mjekët kosovarë

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Tifogrupi, Plisat nga Prishtina kanë bërë një gjest të jashtëzakonshëm për mjekët kosovarë.

Plisat kanë lënë një mesazh para Klinikës Infektive në Prishtinë, ku me anë të një baneri kanë falënderuar mjekët kosovarë, që në ditët e sotme po japin gjithçka nga vetja e tyre vetëm për të shpëtuar të infektuarit me COVID-19, shkruan GazetaBlic.

Infektologu, Nderim Hasani ka publikuar një fotografi të mesazhit, ku i ka falënderuar tifozët për këtë mesazh shumë domethënës.

‘Heronjët tanë, jemi krenarë me ju’, shkruhet në banerin e Plisave.

Simbolike, por shumë domethënëse.Faleminderit Plisat.Faleminderit Populli ynë.

Gepostet von Nderim Hasani am Dienstag, 31. März 2020

Të ngjashme