Policia e Kosovës i porosit qytetarët që të ‘‘sigurohen’’ për shkak të pandemisë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Teksa numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 5 mijë e 118 dhe qeveria tanimë e ka bërë obligative mbajtjen e maskave, Policia e Kosovës i ka porositur ata që të ‘sigurohen’.

Nga sot, qytetarët që nuk i respektojnë masat e reja të qeverisë do të gjobiten.

Dje, policët dolën nëpër sheshet e qyteteve për t’i informuar qytetarët për mbajtjen e maskave.

Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës i ka këshilluar qytetarët t’i vendosin maskat, ta mbajnë distancën dhe higjienën personale.

MASKA, DISTANCA, HIGJIENA

Gepostet von Kosovo Police am Dienstag, 14. Juli 2020

Të ngjashme