Policia mban ligjeratë në shkollë “Siguria në komunikacionin rrugor”

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Sot, në Ferizaj në shkollën e mesme të ulët ‘’ Astrit Bytyqi ‘’ është mbajtur ligjeratë me temë ‘’Siguria në komunikacionin rrugor’’, e organizuar nga Divizioni i Komunikacionit Rrugor nga DPP-Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Në këtë ligjaratë, para nxënësve janë prezantuar obligimet që dalin nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorëve, se si të lëvizin në rrugë. Nxënësve ju bë me dije të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë, duke i respektuar rregullat që u takojnë atyre ( të lëvzin në trotuar, në rrugë të lëvizin njëri pas tjetrit dhe rregulla tjera që lidhen me sigurinë e tyre .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të koordinojë aktivitetet e saja dhe do të angazhohet në mënyrë permanente në parandalim të aksidenteve të komunikacionit.

Policia do të shfrytëzojë format e bashkëpunimit të ndërsjellë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, që të jenë të sigurtë në rrugë.

Të ngjashme