Presidenti i Senatit të Jordanisë takon Besnik Tahirin, diskutojnë për decentralizimin

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 14:51 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, është takuar me presidentin e Senatit të Mbretërisë së Jordanisë, Faisal El-Fayez, me të cikin ka diskutuar për decentralizimin. Në kuadër të konsulencës së NDA-së, Tahiri ka prezantuar plan-veprimin dhe agjendën për procesin e decentralizimit.

Faisal El-Fayez ka qenë edhe drejtor shumë vjeçar i kabinetit të Mbretit të Jordanisë.

Postimi i plotë i Tahirit:

“Sot, pata nderin të takojë SHTZ Faisal El-Fayez, Presidentin e Senatit të Mbretërisë së Jordanisë.

Në takim prezantova gjetjet dhe rekomandimet e mia për procesin e decentralizimit në Mbretërinë e Jordanisë. Gjatë diskutimit u dakorduam që ky proces është shtylla kryesore e reformave politike në Jordani.

Paraprakisht, SHTZ Faisal El-Fayez, ka qenë kryeministër dhe kryetar i parlamentit jordanez”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme