Presidentja Osmani: Pjesëmarrja e grave në politikë është shtylla kryesore e demokracisë

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 15:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kombëtar Demokratik ka lansuar raportin mbi vlerësimin gjinor “Deficiti Demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e Plotë e Grave”. Presidentja e vendit Vjosa Osmani, tha se pjesëmarrja e grave në politikë është shtylla kryesore për një demokraci, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se fokusi duhet të jetë në shkollimin e grave, në mënyrë që të fuqizohet zëri i tyre.

“Vetëm duke kuptuar gjendjen aktuale të grave shoqëria në përgjithësi ne mund të kemi një rrugë të drejtë për të arritur progres më të madh në këtë fushë. Pjesëmarrja e grave në politikë është shtylla kryesore për një demokraci. Është me rëndësi të diskutojmë si të ecim përpara. Ndryshimi po ndodh sepse qytetarët e kanë të qartë sepse ka rezultate direkte edhe në ekonomi. Ishin gratë që votuan për gratë. Pjesëmarrja e grave vazhdon me paragjykime të shumta. Fokusi ynë duhet të jetë në shkollim, edukim. Fuqizimi i zërit të tyre përmes platformave të ndryshme. Gjithpërfshirja në vendimmarrje janë parakusht për politika të barabarta.

“Andaj ne mund të flasim për demokraci kur të kemi barazi të garantuar. Duke e kuptuar rëndësinë për përfaqësim të barabartë është e nevojshëm të shohim çështjet ekonomike. Ne kemi fatin të kemi gra dhe vajza jashtëzakonisht të përgatitura. Shumica e problemeve që përballen qytetarët ka të bëjë me punësim. Për atë na duhen njerëz më të ndjeshëm”.

Nancy Soderberg, drejtore e NDI në Kosovë, tha se pengesat më të mëdha për gratë mbetën partitë politike.

“Për ne IND puna për gratë dhe të rinjtë është prioritet shumë i lartë. Me qëllim që të kuptojmë rolin e grave në shoqëri e qeveri. Suksesi i demokracisë së Kosovës varet nga pjesëmarrja e plotë e grave.  Ky vlerësim nuk do të ishte i mundur pa partitë politike. Ky vlerësim i vitit 2021 vlerëson se ku ka arritur fusha progresit. Tani më kemi presidente femër për të dytën herë. Hulumtimet e IND thotë se gratë janë më inteligjentë sesa burrat. Ende shumë ka për t’u bërë dhe Kosova ka nevojë për më shumë pjesëmarrje të grave. Pengesat më të mëdha për gratë ngelen në të gjitha partitë politike. Këto gjetje ofrojnë hartë për t’u mundësuar grave të jenë në pozitat udhëheqëse. IND po lason iniciativë që re në Kosovë për pjesëmarrje të grave. Demokracia në çdo vend është e vështirë por pa gratë është e pamundur”.

Po ashtu, Christine Danton, drejtore e zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, tha se kur gratë janë të përfshira në procese vendimmarrëse paqja është e garantuar.

“Është nder i madh për të lasuar raportin për vitin 2021. Kosova për herë të dytë po e zgjedh një presidente grua. Pjesëmarrja e grave ende nuk është arritur në nivelin lokal. Ky raport tregon punën që ka mbetur për t’u bërë dhe ka të bëjë me parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë cikleve zgjedhore gratë kufizohen për tu marrë për çështje të grave. Kur gratë janë të përfshira kemi paqe. Lansimi i vlerësimi është në kohën e duhur për të ecur tutje për zgjedhjet në tetor dhe është mundësi e mirë të kemi gra në procese vendimmarrëse. Kosova ka nevojë për një të ardhme prosperuese”.

Gjithashtu edhe, Christine Todd Whitman, Guvernatore e 50-të e New Jersey në ShBA, tha se në çdo studim që është bërë ka rezultuar se ku do që marrin pjesë gratë, shoqëria është më e mirë.

“Është nder që ta ndaj këtë platformë me ju. Kemi gjetur që në çdo studim ku marrin pjesë gratë shoqëria është më e mirë. Çfarë ka bërë IND dhe puna që është bërë në Kosovë për të marrë pozitë në qeveri duhet të sigurohen të kujdesen për fëmijët. Prandaj partitë lokale duhet të bëjnë të pamundurën të luftojnë që gratë të jenë të suksesshme që të ngritin fonde sepse nuk kanë të ardhur atë mjaftueshme për të organizuar zgjedhje. Gratë mund të përballen me çdo sfidë. Është e mrekullueshme që IND është duke bërë përpjekje që të bashkohen udhëheqësit së si të përfshihen gratë dhe të dëgjohet zëri i tyre”.

Ndërsa, Pranvera Lipovica, Drejtore e programit në NDI, tha se zgjedhjet e fundit kanë rritur pjesëmarrjen e grave në proceset vendimarrëse

“Nga vlerësimi gjinor deri prill 2021 jam e lumtur të ndaj këtë sesion. Ka pasur mbështetje të madhe nga ekipi në Kosovë. Zgjedhjet e fundit e ilustrojnë më së miri që progresi që mund të arrihet në kohë të shkurtër. Kemi parë 30% të përfaqësimit të grave në kuvend. Përfaqësimi i grave në kabinet ne 33%, dhe gratë deputete udhëheqin më shumë komisione parlamentare. Për këtë nevojitet lidershipi politik”.

No description available.
No description available.

Të ngjashme