Prishtinë: Arrestohet personi që theri me thikë një qytetar

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se me thikë ka therur një tjetër.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me thikë ka therur viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme