Projekti i muraleve në Ferizaj, atraksion i përkrahur nga MKRS-ja

Ferizaj | 24 Sht 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me kryetarin e Ferizajt Agim Aliu kanë parë për së afërmi Festivalin e Muraleve, i cili ka për qëllim promovimin e artit vizual të jetës kulturore në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Dumoshit bashkëpunimi dhe shkëmbimi i artistëve është një lloj diplomacie kulturore.

“Më e bukura e këtij aktiviteti është që çikat tona kur udhëheqin programe të ndryshme ato fitojnë. Andej edhe Ferizaj, ky është arti i rrugëve i muraleve që e bën qytetit më fisnik edhe nuk është vetëm vizatime vetëm ngjyrosje, por jon mesazhe qe jepen nëpërmjet këtyre muraleve”.

“Në këtë kohë pandemi kemi thënë që arti nuk burgoset, por arti depërton, shembulli më i mirë është që ne në Ferizaj qëndrojnë 15 artistë duke filluar nga ShBA-ja, Barcelona dhe shumë vende të tjera që përveç vizatimeve, ata mishërohen edhe me traditën tonë. Kësaj i themi diplomaci kulturore, andaj më vjen mirë që ne i kemi mbështetur projektet të cilat dalin në sipërfaqe dhe shpërndaj mesazhe të ndryshme përmes kulturës, muralit dhe shumë të tjera”.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se Festivali i Muraleve i ka dhënë një impuls më të madh jetës kulturore në Ferizaj dhe ky festival ka kaluar përtej kufijve të Kosovës. raporton EO.

“…jemi në Ferizaj në vendin që është origjina e muraleve, që më shumë hijeshi më shumë begatim të këtij epiteti i kanë dhënë artistët që për vite me radhë që kanë bërë traditën për vite me radhë. Siç e shihni zonja ministre Ferizaj është i mbuluar me shumë nga muralet dhe për kwtë dua të falënderoj drejtorin e festivalit të muraleve, zonjën Topalli, zonjën Sylejmani”.

“Kjo dëshmon se bashkë komuna me ministrinë jemi të përkushtuar që të përkrahim aktivitet e të rinjve që kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për Ferizajn, por tashmë edhe për vendet prej nga vijnë miqtë, që iu kanë bashkangjitur festivalit ‘Mural Fest’ në Ferizaj”.

Të ngjashme