Promovohet libri “Rreshtat e bardhë” me përvojat e personave të verbër

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 15:08 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës  ka promovuar librin “Rreshtat e bardhë”,  nga një grup autorësh të verbër, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij promovimi, Pajazit Krasniqi, recensent i librit “Rreshtat e bardhë”, duke treguar edhe motivin dhe punën e bërë në këtë libër.

“Me qëllim kam vendosur titullin sepse motivi i autorëve tejkaloj çdo sfidë duke dëgjuar rrëfimet aq origjinale, prandaj recensionin e kam bërë me titullin: “Rrëfime që rrjedhin nga zemrat e bardha”, të ngjarjeve që gërshetojnë dashurinë në vetvete”, tha Krasniqi.

Vlera Pelaj, redaktore e librit, tha se ky libër shfaq në vete shpresat dhe dashurinë e tregimeve të autorëve në këtë libër.

“Në këtë libër autorët kanë shprehur ëndrrat, shpresat dashurinë dhe forcën duke i shtuar kuptim tregimeve të tija. Secili rrëfim ka motiv në vete”, tha Pelaj.

Ky libër flet për vet përvojat e autorëve dhe tregimin e ngjarjeve interesante të tyre.

No description available.

Të ngjashme