Pas dënimit qesharak, protestë me moton “Të qeshim me zë të lartë”

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi “Të Qeshim së Bashku” organizon një protestë “qesharake”, me moto “të qeshim me zë të lartë, Prishtina ka nevojë për të qeshurat tona”.

Policia e Kosovës ka dënuar ditë më parë një prishtinase me gjobë 100 euro. Shkak i dënimit ishte se sipas policisë, Aida Gashi, ka qeshur me zë të lartë në mesnatë.

E në shenjë të solidarizimit me të dhe njëkohësisht tallje me gjobën, një grup të rinjsh në Prishtinë, ka organizuar protestën “Të qeshim së bashku” ku sipas tyre, sonte do të mblidhen në orën 23:30 dhe do të qeshin me zë të lartë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës për të qeshurat e saj, kemi vendos që në mënyrë ‘qesharake’ të dalim dhe të qeshim të gjithë së bashku”, thuhet në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme