Protestohet për 16 vjeçaren e dhunuar, policëve iu kërkohet të solidarizohen me të miturën

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 11:57 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me pankartat në duar: “Përdhunuesit në burg”, “Dorëheqje e krim”, është mbajtur protesta e cila ka kundërshtuar rastet e ngacmimit seksual ndaj të miturve, duke u nisur nga rasti i fundit ku dyshohet se një e vajzë në moshën 16 vjeçare, është dhunuar nga profesori i saj e më pas edhe zyrtari policor, raporton Ekonomia Online.

Protestës së thirrur nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, iu bashkuan edhe qytetarët, të cilët kundërshtuan rastin para Policisë së Kosovës.

Aktivistja Marigona Shabiu, tha se gratë janë viktima të këtij sistemi, ndërsa meshkujt vrasës.

“A duhet me ulë krytë e me pranu me hetu kshtu me tutë e dhunë. A nuk po tronditemi vallë çdo ditë që menu qu e me luftuar të keqen krejt bashkë. Na gratë e vajzat jemi më shumë se viktima të këtij sistemi e ju burrat jeni ma shumë se vrasës”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Adelina Tërshani tha se ky shtet iu jep dekorata, atyre të cilëve duhet të shkojnë në burg.

“Ky shtet është me ju që iu punëson e u jep edhe dekorata. Sa e sa raste tjera mund të jenë për të cilat na nuk e dimë. S’ka gjë që iu mbron më të gjithë do përfundoni aty ku e meritoni në burg. Jo krejt ushtrojnë dhunë po krejt mandej me paralajmërua dhunën e me i parandalua përdhunuesit e përdhunuesit duhet me shku në burg”, u shpreh Tërshani.

Aty u kërkua dorëheqje e drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, i cili sipas protestuesve është një nga përgjegjësit kryesor.

Madje iu kërkua policëve, ti bashkohen protestës duke lëvizur dy hapa prapa, por ata nuk iu përgjigjën.  

“Ju kishim bë thirrje të gjithë policisë nëse dojnë me u distancu prej policit përdhunues e me iu bashkëngjitë protestuesve”, thanë protestuesit.

Gjatë kësaj proteste drejtë policëve u gjuajtën edhe gurë, por që askush nuk ka marrë lëndime.

Protestuesit e shpërndanë të qetë, ku u bë e ditur se të premten do të vazhdojë protesta në komunën e Drenasit.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Protesta para Policisë së Kosovës, pas rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, February 7, 2019

Të ngjashme