Protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 12:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një numër i qytetarëve sot janë mbledhur para zyrave të KEDS-it duke protestuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ata mbanin pankarta në duar ku shkruhet: “S’tjau ka kakitë”, “S’paguj ma shumë”, “As ni cent ma shumë”, “S’paguj edhe për veriun”.

Më pas, protestuesit kanë marshuar drejt objektit të Qeverisë duke kërkuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me shtrenjtimin e rrymës, e paraprakisht edhe pagesën që qytetarët e kanë bërë për veriun.

Organizatorët lexuan një deklaratë të përbashkët me protestuesit: “Pak ka qenë që kemi paguar për veriun, tash edhe për kompanitë private, sot jemi mbledhë me i tregu ZReE-së, qeverisë me të gjitha ministritë përkatëse që ne nuk do të paguajmë asnjë cent…”.

Rron Gjinovci nga shoqëria civile, tha se fajtorë për këtë gjendje janë politikanët dhe Qeveria e Kosovës.

“E privatizuat sepse ‘ju po dini, ju po i grahni’, mirëpo më thoni sipas cilës filozofi i takon shtetit t’i mbuloj humbjet e një firme private…”.

Edhe një qytetarë i cili kishte dal për të shprehur pakënaqësinë e tij për shtrenjtimin e rrymës, tha se fajtorë për shtrenjtimin e rrymës është Qeveria.

Arbër Rushiti njëri prej organizatorëve të kësaj proteste, tha se protestat do të vazhdojnë nëse kërkesat nuk përmbushen.

“…ky është interes i të gjithë qytetarëve të Kosovës, presim numër më të madh edhe pse sot numri nuk ishte i vogël”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme