Protestojnë punëtorët e Lotarisë, kërkojnë nga Qeveria miratimin e Ligjit

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 12:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për disa ditë më radhë, punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë duke kërkuar ndryshimin e Ligjit për këtë institucion si dhe mosmarrja e pagave për 60 punëtorë, raporton Ekonomia Online.

Ata po ashtu kërkuan që të rikthehen në punë meqë tash e sa kohë janë të papunë.

Miran Ademi përfaqësues i Lotarisë së Kosovës, tha se do të vazhdojnë me protesta, duke thëne se janë të certifikuar edhe në lotarinë evropiane.

“Unë për 36 vite kam punuar në Lotarinë e Kosovës, do të thotë pa kurrfarë arsye na kanë largu. Plus Qeveria e ka dërguar bordin e vet prej pesë anëtarëve për mbikëqyrjen e punës së Lotarisë së Kosovës, asnjë vërejtje nuk kemi pas askund”.

“Kur janë ndalu lojërat e fatit Lotaria e Kosovës nuk ka qenë në plan, për moment kemi pushu edhe na, ka thanë ndërpritet puna juaj, pa kurrfarë arsye”, u shpreh Ademi

Tutje ai thotë se shumica e punëtorëve kanë kontrata të përhershme dhe qe 30 muaj nuk marrin paga.

Sipas tij, dy herë janë dhënë të pak të holla dhe pastaj asgjë.

“Shumica e lojtarëve që luajnë kanë filluar me luajtur në pjesën veriore të Mitrovicës. I bindur jam prej 15 deri në 23 mijë euro luhen, do të thotë derdhen në Lotari të Serbisë, prej punëtorëve tanë ose të Kosovës, do të thotë qysh ta munden me funksionuar në Mitrovicë ena nuk mundemi, kur dihet se Mitrovica është pjesë e Kosovës”.

Ademi shpjegon se kanë provuar disa mënyra të komunikimit, por nuk kanë marrë përgjigje dhe nëse vazhdon kjo gjendje do të ndërmarrin masa të tjera.

Të ngjashme