Protestojnë studentët: Ka ndërhyrjeve politike në Parlamentin Studentor

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 11:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Parlamenti i Studentëve ka protestuar me kërkesë përmirësimin e kushteve për studentët, si dhe kundër ndërhyrjeve në pavarësinë e kësaj organizate studentore.

Përfaqësuesi i studentëve, Erëblin Hoxha, ka kërkuar dorëheqjen e Beqir Sadikaj të cilin protestuesit në pankartat e tyre e kanë quajtur  “baba” i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Janë bërë shkelje shumë vazhdojnë të bëhen nga Këshilli Drejtues në parlamentin tonë është tentuar mocioni i vetëbesimi nga kryetari i këtij organi, mocioni i cili i tëri është i dirigjuar nga njëra prej partive politike por ky mocion dështoi dhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor dhanë mesazhin e njëjtë si të 15 majit dhe prapë nuk janë ndalur synimet e shefave që janë munduar të manipulojnë me këtë mocion, por ne nuk do ndalemi”, tha Hoxha.

Sipas studentëve, kjo protestë është vetëm një paralajmërim ndaj pakënaqësive që studentët kanë karshi Këshillit Drejtues të UP-së.

“Këshilli drejtues duhet të jetë promotor i lëvizjes progresive në universitet, përderisa rriten udhëtimet zyrtare të KD-së zvogëlohen bursat studentore. Këshilli Drejtues ndikimin politik po mundohet ta shtri në parlamentin studentor duke ndërhyrë në punën e tij dhe duke imponuar pika të rendit të ditës që nuk parashihet në rregulloren e Parlamentit. Kjo protestë është vetëm nismë dhe paralajmërim për disa aktorë, se universiteti është i studentëve dhe nuk duhet ndikuar pavarësisht se kjo i pengon dikujt”, u shpreh Hoxha, raporton EO.

Ndërsa studenti, Erzen Hyseni ka treguar për kushtet jo të mira që kanë studentët gjatë studimeve, sipas tyre, ka mungesë e literaturës, mungesa e një shtëpie botuese të universitetit, mungesë e punëve praktike, etj.

Përfaqësues të rektoratit dolën para studentëve dhe ia kumtuan lajmi se rektori Marjan Dema nuk gjendet në rektorat, me arsyetimin së ka rast vdekje dhe kur të kthehet, do të bashkëbisedoj me studentët për problemet e tyre.

Disa prej studentëve u ftuan brenda në rektorat që të bisedojnë në mungesë të rektorit Dema.

Arben Elshani nga Parlamenti Studentor pas takimit me prorektorët tha se kërkesat e tyre janë transmetuar brenda rektoratit dhe nuk do lejohet që Universiteti i Prishtinës të ketë ndikime politike.

“Ne si parlament i Studentëve mbajtëm një takim me prorektor sepse rektori nuk ishte këtu, i treguam kërkesat tona të qarta që të mos ketë ndikime politike në Universitin e Prishtinës. Kërkuam që të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme për votëbesimin e anëtarëve të emëruar nga senati dhe mbetet të marrim përgjigje nga rektori ta shqyrtoj kërkesën tonë, do i qëndrojmë prapa kërkesave tona dhe nuk do lejojmë që të ketë ndërhyrje politike dhe të përqahet parlamenti i studentëve sepse ne përfaqësojmë interesat studentore”, tha Elshani.

Të ngjashme