PSD: Sulmi ndaj gazetarit Duriqi duhet zbuluar dhe ndëshkuar me prioritet

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Sulmi fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi duhet zbuluar dhe ndëshkuar me prioritet. Raste të tilla na kujtojnë se mendimi ndryshe dhe fjala e lirë është në shënjestër, kurdo që prekin probleme të shtresëzuara dhe interesa biznesore dhe të pushtetit.

Nuk guxojmë të sillemi indiferent ndaj sulmeve të tilla, sado të izoluara që mund të ngjajnë. Sa herë që cenohet fjala e lirë, çështja merr përmasa politike dhe duhet trajtuar si e tillë. Dhe sa herë që këto raste mbesin të pazbuluara inkurajojnë një sjellje të disiplinuar të gazetarëve përballë pushtetit dhe si rregull, përsëritjen e tyre në rast të padëgjueshmërisë eventuale.

Në anën tjetër, para se këto çështje të jenë punë hetimore dhe policore, ato janë çështje rezistence ndaj autoritarizmit dhe populizmit që i japin krahë të fortit dhe lënë të zhveshur qytetarët e gazetarët nga të drejtat e tyre.

Të ngjashme