Punëtorët teknikë të ministrive kërkojnë rritje pagash, thonë se u penguan për protestë

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët teknikë që operojnë në ministrinë e Mjedisit, ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike po kërkojnë ngritjen e pagave, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kanë bërë kërkesë te pesë ministri, por që nuk kanë marrë përgjigje.  

Ai ka sqaruar se kompania ka bërë presion te punëtorët që mos të protestohet gjatë së martës.

Sipas tij, nëse deri në dhjetor nuk rriten pagat në 250 nga janari i vitit tjetër, këta punëtorë do të sistemohen në kompani të tjera.

“Tashmë kemi filluar të bëjmë kërkesë për rritjen e pagave sepse është vetëm 170 euro. Kemi kërkuar të pesë ministrat që të rriten pagat. Këtu i kemi 12 punëtorë për 1 500 euro”.

“Përderisa a kemi nisur këtë iniciativë sindikata ka marrë obligim pronarët na kanë ofruar t’i sistemojmë me një pagë 250 euro”.

“Kemi paralajmëruar protestë. Kompania ka bërë presion te punëtorët të mos ketë protestë. Kompania do të marrë atë që meriton”.

“Ne bëjmë me dije se në muajin dhjetor nuk është paga 250 euro në janar do t’i sistemojmë punëtorët te kompanitë tjera”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme