Punëtori lëndohet në vendin e tij të punës, arrestohet pronari i kompanisë

Prishtinë | 02 Qer 2022 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një person i gjinisë mashkullore ka kërkuar ndihmë në QKUK pasi është lënduar gjatë kryerjes së disa punimeve.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar pronarin e kompanisë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS  / Graqanicë 01.06.2022 – 09:48. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është lënduar gjatë kryerjes së disa punimeve. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Është arrestuar pronari i kompanisë i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.  

Të ngjashme