PZAP ka një njoftim për kandidatët për Kuvend Komunal që janë ankuar për vendimin e KQZ-së

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se kanë pranuar 352 apele të paraqitura nga kandidatet për anëtarë të Kuvendeve Komunale kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, PZAP thekson se për detaje të tjera do të dalin edhe nesër me një njoftim.

“Njoftimi lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvende Komunale të mbajtura me datën 17 Tetor 2021. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6 dhe 7 Nëntor 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 352 apele të paraqitura nga kandidatet për anëtarë të Kuvendeve Komunale kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.

“Pas këtij afati 72 orësh, në vazhdim, jemi në proces të dërgimit të kopjeve fizike të vendimeve të gjithë ankuesve, në mënyrë që të njëjtit të shfrytëzojnë të drejtën eventuale të ankimit të këtyre vendimeve në afat prej 24 orësh prej momentit të pranimit të tyre, në Gjykatën Supreme të Kosovës. Për me tepër, për mënyrën e vendimmarrjes, publiku nesër me kohë do të informohet, përmes një njoftimi tjetër”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme