Qentë endacakë sulmojnë një grua në Prishtinë

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Një grua është sulmuar nga qentë endacakë në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.

Në videon e publikuar nga Indeksonline, shihet teksa çanta e saj ka rënë në tokë.

Pranë saj kanë qenë edhe disa kalimtarë rasti që i kanë dalë në ndihmë.

Disa herë qytetarët e Prishtinës janë ankuar që sulmohen nga qentë endacakë.

Të ngjashme