Qeveria ia vazhdon mandatin sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 18:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ia ka vazhduar mandatin sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqit, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se propozimi për vazhdimin e mandatit të Bardiqit bazohet në performancën e tij.

Ai ka thënë se në Ministrinë e Shëndetësisë vërehet se në secilën hallkë të organizimit të administratës është prezenca e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së brendshme.

“Propozim vendimi për vazhdimin e mandatit të zotit Naim Bardiqi si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë bazohet në performancën e shkëlqyer të tij në të gjitha aspektet e menaxhimit dhe mbikëqyrjes administrative. Doktor Naim Bardiqi ka treguar performancë edhe në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e mekanizmave përgjegjës për vaksinim dhe pandeminë në përgjithësi përfshirë koordinimin institucional dhe ndërinstitucional. Ajo që vërehet tani në Ministrinë e Shëndetësisë, në secilën hallke të organizimit të administratës është prezenca e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së brendshme”, ka thënë ai.

Vitia është shprehur se riemërimi i Bardiqit në pozitën e sekretarit të përgjithshëm krijon stabilitet dhe qëndrueshmëri institucionale të cilat sipas tij janë jashtëzakonisht të nevojshme në këto momente të menaxhimit me procesin e vaksinimit dhe pandemisë në tërësi.

Kujtojmë që Bardiqi ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ishte Armend Zemaj.

Me të marrë pozitën e ministrit Arben Vitia, ai ishte rikthyer në pozitën e tij.

Të ngjashme